Aktualitet

Dezinfektimi i Tiranës/ Veliaj kalon pranë shtëpisë së Bashës: Luli është tek oligarkët, shko edhe atje. Tek Saliu e pa

27 Mars 2020, 13:06 Nga DOSJA
Dezinfektimi i Tiranës/ Veliaj kalon pranë shtëpisë së

TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka monitoruar vetë nga afër procesin e dezinfektimit të zonave të ndryshme në kryeqytet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Brenda në makinë ka qënë edhe vetë Veliaj, duke shkëmbyer batuta me punonjësin e Bashkisë që drejton edhe makinën e dezinfektimit.

Puna ka nisur nga e ashtuquajtura “Rrugica e Salës” dhe më pas ka vijuar tek stadiumi ‘Air Albania’, për të kaluar poshtë tek rruga e Elbasanit. Duke qënë se në këtë zonë banojnë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryedemokrati Lulzim Basha, Veliaj nuk i ka kursyer dhe batutat e ironitë.

“Po i thosha dhe kryeministrit, kur të mbarojë kjo gjëja e flama, duhet ta bëjmë të shtunë, të dielë pa makina. Aaaa sigurohemi që dhe Luli me Saliun janë mirë. O Luli është tek oligarkët, po edhe atje shko që të jetë i sigurt Luli. Se e ka këtë që u bie okligarkëve po kap ndonjë shpi. Ja edhe shtëpinë e kryetarit e dezinfektuam *kalon tek pallati ku banon Lulzim Basha. Atje tek shkalla e Saliut e dezinfektuan komplet vetë ata, kjo ka rëndësi që të mos na e gjejë gjë Saliun. Luli ka shku tek oligarkët mo,”-tha Veliaj.  

Që prej masave të marra për mbylljen e qytetarëve në banesa për të parandaluar përhpejen e koronavirusit, të gjitha qytetet në Shqipëri po dezinfektohen në mënyrë që gjatë 8 orëve lëvizje, virusi të mos mbesë në sipërfaqe të ndryshme, nëpër parqe apo dhe ambiente të tjera publike. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dezinfektimi i tiranes erion veliaj koronavirusi ne shqiperi lulzim basha sali berisha dezinfektimi i tiranes erion veliaj koronavirusi ne shqiperi lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll