Aktualitet

Detaje nga rasti më ri me COVID-19 në Durrës/ 74-vjeçarja pak kohë më parë udhëtoi drejt Italisë

27 Mars 2020, 12:26 Nga DOSJA
Detaje nga rasti më ri me COVID-19 në Durrës/ 74-vjeçarja

Durrës– Shkon në 11 numri i të infektuarve me COVID-19 në Durrës dhe rasti më i ri është një 74-vjeçare. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e moshuara ka një histori udhëtimi nga Bergamo e Italisë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ajo nuk ka pasur kontakt me asnjë nga personat e infektuar në këtë qytet. E moshuara ishte vetëkarantinuar në banesë, por gjendja e shëndetësore u përkeqësua dhe ajo tashmë ndodhet në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll