Aktualitet

Humbi jetën mëngjesin e sotëm tek Infektivi/ 66-vjeçari nga Roskoveci disa ditë më parë mori pjesë në një varrim

27 Mars 2020, 11:39 Nga DOSJA
Humbi jetën mëngjesin e sotëm tek Infektivi/ 66-vjeçari

Fier- Detaje të reja kanë dalë për 66-vjeçarin nga fshati Mbërs i Roskovecit, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm tek spitali Infektiv në Tiranë, pasi u prek nga COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima me iniciale G.M mori pjesë disa ditë më parë në një varrim. E infektuar me COVID-19 është e gruaja e tij. Pas përhapjes së COVID-19 në këtë zonë, i gjithë fshati Mbërs është në izolim.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll