Aktualitet

RASTËSIA! Një grua i kërkon Agron Tufës informacion për të atin, ish-kreu i Institutit për Krimet e Komunizmit: Ka qenë

27 Mars 2020, 11:35 Nga DOSJA
RASTËSIA! Një grua i kërkon Agron Tufës informacion për

ZVICËR– Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur me ish- kreu i Instutit për Zbulimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufën. Një grua e quajtur Linda Miloti i ka kërkuar informacion lidhur me të atin e saj, hetuesin Xhevdet Milotin. Mirëpo Tufa i shtangur nga pyetja nuk i ka kthyer përgjigje në kohë, duke bërë që gruaja të indinjohet dhe të mos kursehet me ironinë në kthimin e përgjigjes dhe më pas i ka bërë “block”.

Tufa ka bërë një status për të sqaruar zonjën, duke i shpjeguar se babai i saj ka qënë hetuesi i babait të tij, i cili vuajti dënimin si i dënuar politik në burgun e Spaçit.

“Ndër të tjera, me ndërprerjen e mesazhit tim, e privoi veten nga informacioni që i ati ka pasë qenë hetues i tim eti… Desha t’i përcjell znj. Miloti, që durimi është virtyti më i lartë njerëzor. Nga mosdurimi vijnë varg e vistër të gjitha mëkatet e tjera,”-shkruan Tufa.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërsa po i jepja përgjigje të zgjeruar kërkesës së znj. Linda Milotit, e cila interesohej për krimet e të atit të saj Xhevdet Milotit, madje po i kërkoja edhe të falur për vonesën më se të arsyeshme, befas teksti im u zhduk. Duke parë se unë po i shkruaja një përgjigje të gjatë, znj. Linda Xhevdet Miloti, që më kishte fyer në mesazhin paraardhës, vendosi të më bëjë bllok, duke e privuar veten nga marrja e një mesazhi ndjese dhe ndihme. Ja mesazhi i saj i fundit: Miredita Agron, te shkruajta ne kete profil sepse me the ti qe kete e perdor shpesh. Me heshtjen tende duhet te kuptoj sic e thone italjanet “Linda ma chi cazzo sei? Ma che cazzo vuoi? Ma chi ti conosce?” Disa shqiptare, miq te tu ne Facebook, me thane fjale shume te mira per ty dhe une i besova ata dhe te shkruajta duke konsideriar argumentin tim delikat. Do kisha preferuar nje JO prej teje. Po te ishe ne gjendjen time, si do te te vinte ty nese te tjeret do te te injoronin? Une nuk te kerkova miqesine per te kaluar kohen me cfare shkruan ti dhe kohen e gjen per te publikuar. Pas 30 vitesh vendosa te kontaktoj shqiptaret. Nese shqiptaret e nderuar jane keshtu si ti, me vjen neveri qe jam shqiptare. E Mos thuaj qe je i zene me pune. Mjaftojne 2 seconda per te shkruajtur nje pergjigje “. Nuk mundem”. Mund te jetosh ne Zvicer, mund te jeshe president, mund te jeshe figure e cmuar nga te tjeret por MADHESHTIA E NJE NJERIU VARET NGA THJESHTESIA E TIJ. Mire qe kjo zonje me kerkon llogari per t’iu pergjigjur pa e marre fare ne konsiderate se si e ne cfare kushtesh mund te jem une, por marrin persiper thjesht te krijojne opinione, dhe t’ua induktojne ato te tjereve, per pakenaqesite ose keqkuptimet qe u ndodhin. (Une nuk po krijoj fare asnje opinion per prejardhjen e saj apo dhe per faktin qe per 30 vite ajo nuk ka komunikuar fare me shqiptare, pse, etj…) Une kam bere aq sa kam pasur dhe kam mundesi, dhe kete e kam treguar me fakte dhe dokumente. Kaq. P.S. Ndër të tjera, me ndërprerjen e mesazhit tim, e privoi veten nga informacioni që i ati ka pasë qenë hetues i tim eti… P.S 2: Desha t’i përcjell znj. Miloti, që durimi është virtyti më i lartë njerëzor. Nga mosdurimi vijnë varg e vistër të gjitha mëkatet e tjera.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa agron tufa

Sondazh

Poll