Aktualitet

‘Mizë lisi’ tek Infektivi/ Familjarët e sjellin të infektuarën e moshuar të gjithë bashkë, vajza i rri shumë pranë,

27 Mars 2020, 10:39 Nga DOSJA
‘Mizë lisi’ tek Infektivi/ Familjarët e sjellin të

TIRANË– Shtohet numri i rasteve tek spitali Infektiv në Tiranë! Mesditen e sotme ka pasur një fluks të infektuarish të cilët kanë ardhur së bashku me ambulancë.

Siç duket edhe nga pamjet, e para që zbret është një e moshuar, e gjitha e mbuluar me shall, ndërsa atë e shoqëron edhe një vajzë e re, pa asnjë pajisje mbrojtësë, gjë që ngre dyshimet se edhe ajo është e infektuar.

Pranë tyre rrinë edhe dy djem të rinjë, që mbajnë vënë vetëm një maskë në fytyrë dhe u rrinë larg dy grave.  E moshuara dhe e reja, qëndrojnë pak jashtë ambienteve të Infektivit dhe më pas futen brenda të shoqëruar nga ‘bluzat e bardha’.

186 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 8. Ndërkohë që 31 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv koronavirusi ne shqiperi spitali infektiv

Sondazh

Poll