Bota

COVID-19/ Shkon në 86 numri i të infektuarve në Kosovë, preket edhe një mjeke

27 Mars 2020, 09:28 Nga DOSJA
COVID-19/ Shkon në 86 numri i të infektuarve në Kosovë,

Kosovë- Shkon në 86 numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka deklaruar se shtatë persona të tjerë kanë rezultuar së fundmi pozitivë, në testimet e bëra për koronavirus. Mes të infektuarve është edhe një  mjeke.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”,  thuhet nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pak ditë më parë në Kosovë u shënua edhe viktima e parë nga COVID-19.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 24,000 persona, ndërsa mbi 500,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja dhe SHBA-ja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Presidenti Donald Trump ka komunikuar me homologun kinez, i cili i ka premtuar ndihmë, ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel, shpehet se ende është larg dita kur do të hiqen masat e marra.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll