Bota

Koronavirusi/ Rezulton e infektuar edhe një foshnjë 7.5 muajshe në Greqi, prindërit izolohen në karantinë

27 Mars 2020, 09:11 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Rezulton e infektuar edhe një foshnjë 7.5 muajshe

GREQI– Një foshnje 7.5 muajshe u diagnostikua me virusin vdekjeprurës, Covid 19 në Rodos. Ky është dhe rasti i parë i koronavirusit në ishullin e Rodos-it.

Foshnja u transportua në spitalin e Rodos-it një ditë më parë nga prindërit e tij, me simptoma virale dhe mostrat u morën në klinikën pediatrike për një ekzaminim duke rezultuar pozitive.

Familja ishte urdhëruar nga spitali që të qëndronte në shtëpi derisa të merreshin rezultatet e ekzaminimit.

Simptomat që kishte fëmija ishin të buta, por për shkak se ai kishte ethe, një test specifik për koronavirusin duhej t’i bëhej patjetër.

Administratori i spitalit Gregoris Roumanis dhe autoritetet kompetente u informuan menjëherë dhe tashmë ka filluar një proces i zbatimit të masave për të ndaluar përhapjen e virusit në ishullin grek.

Burimi: in.gr

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni foshnja 7.5 muajshe me koronavirus greqi koronavirusi në greqi rodos foshnja 7.5 muajshe me koronavirus greqi koronavirusi në greqi rodos

Sondazh

Poll