Bota

Kërcënohet me jetë presidenti Thaçi, autori poston foto me kallash: S’të lë ta bësh gjumin e qetë

27 Mars 2020, 07:30 Nga DOSJA
Kërcënohet me jetë presidenti Thaçi, autori poston foto me

KOSOVË– Kërcënohet me jetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Një qytetar i identifikuar si Kujtim Boletini, ka kërcënuar me vrasje, kreun e shtetit, ndërkohë që është arrestuar menjëherë nga Policia.

Kujtim Boletini kishte postuar një fotografi ku shiheshin dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se nuk do ta linte që të qëndronte i qetë.

Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.

Disa ditë më parë në Kuvend, Thaçi është akuzuar nga kryeministri në largim, Albin Kurti se ka bërë marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndarjen e Kosovës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kercenohet hashim thaci kosove kujtim boletin hashim thaci kercenohet hashim thaci kosove kujtim boletin

Sondazh

Poll