Bota

“S’ka plan për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë”/ Thaçi: Deklarata e SHBA-së bindëse, duhet të rifillo

27 Mars 2020, 08:06 Nga DOSJA
“S’ka plan për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe

Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në Twitter  ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi SHBA hodhi poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete, Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh. Thaçi ka bërë thirrje që të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe të bëhet anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse. Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA’ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, shprehet Thaçi në një postim në Twitter.

Një ditë më parë, SHBA deklaroi se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pak më herë reagoi edhe Ramush Haradinaj, i cili u shpreh se kjo deklaratë e SHBA-së është garancia që duhet Kosovës për të ecur përpara.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci shkëmbimi i territoreve kosove serbi hashim thaci shkëmbimi i territoreve kosove serbi

Sondazh

Poll