Bota

Haradinaj: Deklarata e SHBA-së për territoret, garancia që i nevojitet Kosovës për të ecur para

27 Mars 2020, 06:40 Nga DOSJA
Haradinaj: Deklarata e SHBA-së për territoret, garancia që i

Kosovë- Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës me Amerikën janë të pathyeshme, të pacënueshme, dhe të përhershme. Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pasi SHBA hodhi poshtë zërat se ekziston një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh. Më tej, Haradinaj shprehet se kjo deklaratë e SHBA-së është garancia që duhet Kosovës për të ecur përpara.

“Ai plan ka pasë mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurtë, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht. Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme.”, shprehet Haradinaj në një postim në Facebook. 

Reagimi i plotë:

Deklarata e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, është siguria më e madhe dhe garancia më e duhur që i nevojitet Kosovës sot për të ecur përpara. Kohën dhe energjinë më të madhe sa isha kryeministër, ia kam kushtuar luftimit të zërave konspirativ e të pasaktë, që dikur thonin se Amerika është për shkëmbim territoresh, duke synuar gabimisht largimin tonë nga aleati ynë historik, SHBA-të. Ai plan ka pasë mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurtë, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht. Marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Washingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë.

Një ditë më parë,  SHBA theksoi se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll