Bota

Akuzat e Kurtit/ Hoti: Kemi vullnet politik për krijimin e qeverisë së re, s’ka marrëveshje me Amerikën

27 Mars 2020, 07:48 Nga DOSJA
Akuzat e Kurtit/ Hoti: Kemi vullnet politik për krijimin e qeverisë

PRISHTINË– Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ftuar në emisionin “Pressing në T7” u shpreh se LDK-ja kishte vullnet për të krijuar një qeveri të re. 

Hoti iu përgjigj edhe akuzave të kryeministrit Albin Kurtit për një marrëveshje të presidentit Thaçi për një marrëveshje me Amerikën për shkëmbimin e territoreve. Ish-zëvëndësi i tij u shpreh se një mundësi e tij nuk ekzistonte. 

‘’Ato janë konspiracione që nuk pijnë ujë më. Jemi lodhë me kësisoj konspiracionesh që ekziston një marrëveshje në Uashington atje. Kemi garanco që nuk ka asnjë marrëveshje’’, thotë Hoti.

51 ditë pas mandatimit, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit. Mbrëmjen e djeshme Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti avdullah hoti rrëzohet qeveria e albin kurtit albin kurti avdullah hoti rrëzohet qeveria e albin kurtit

Sondazh

Poll