Bota

572,758 të infektuar nga koronavirusi/ 969 viktima brenda një dite në Itali. Infektohet edhe Boris Johnosn, Gjermania as që

27 Mars 2020, 08:11 Nga DOSJA
572,758 të infektuar nga koronavirusi/ 969 viktima brenda një dite

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kalojnë edhe Kinës për numrin e të infektuarve me koronavirus, nga 572,758 të infektuar në të gjithë globin. Ndërkohë që deri më tani janë numëruar 26,348 persona që e kanë humbur betejën e tyre me pandeminë. Koronavirusi, përveç përhapjes në njerëz, ka goditur edhe ekonominë amerikane pasi 3.3 milion persona kanë nënshtruar dorëheqjen e tyre, duke vendosur rekord në histori. 

Sot Italia ka shënuar bilancin më të lartë të viktimave nga koronavirusi, ku 969 persona kanë vdekur brenda 24 orëve duke e çuar numrin total të të vdekurve në 9134, e nga ana tjetër janë regjistruar 86,498 të infektuar në rang kombëtar.

Ditën e sotme është mësuar se edhe kryeminsitri britanik, Boris  Johnson është infektuar nga koronavirusi,  e tashmë është izoluar duke deklaruar se pavarësisht kësaj situate do të vijojë të punojë nga karantina për situatën në vend. Gjithashtu pak orë pas lajmit se kryeministri Johnson është i infektuar, u konfirmua se edhe Ministri i Shëndetësisë në Britani, Matt Hancock, ka rezultuar me koronavirus. 

Presidenti kinez Xi Jinping ka folur me Presidentin e SHBA Donald Trump, duke e siguruar se do ta ndihmonte që ta kalonin situatën pasi e njohin më mirë virusin.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është më e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Sipas kancelares gjermane, është ende herët për të hequr masat, pasi numri i rasteve të konfirmuara dyfishohet çdo ditë.

Edhe  Spanja ka shënuar shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Spanja ka 4934 viktima dhe 64,059 të infektuar.

(k.m; a.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll