Aktualitet

“Më i vogli është 3 vjeç”, Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë flet për fëmijët e infektuar,

26 Mars 2020, 22:08 Nga DOSJA
“Më i vogli është 3 vjeç”, Gjeorgjina Kuli,

TIRANË– Gjeorgjina Kuli, shefja e infektivit të pediatrisë ka folur për katër fëmijët që kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në Shqipëri. Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Kuli tha se ata nuk janë në rrezik pasi janë të prekur lehtë, ndërkohë që shtoi se ata janë zbuluar pasi kanë pasur një familjar të infektuar.

“Nuk është shqetësim. është diçka që pritej. Fëmijët janë më pak të prekur dhe më lehtë të prekur. pritej që të gjenim edhe fëmijë të kontaminuar pasi jetojnë në një shtëpi. Janë konfirmuar pasi kanë pasur dhe familjarë të infektuar. Më i vogli është 3 vjeç, ndërsa të tjerët 12, 13 dhe 15 vjeç,”- tha Kuli më tej.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll