Sport

Doli në rrugë me kostum dhe xhup sportiv/ Media e Juventusit gëzohet nga detaji në veshjen e Ramës: Një buzëqeshje mes lo

26 Mars 2020, 13:28 Nga DOSJA
Doli në rrugë me kostum dhe xhup sportiv/ Media e Juventusit

ITALI- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zbriti dje në terren, për të parë më nga afër gjendjen e qytetarëve të Tiranës duke pasur takime me disa të moshuar. Ndërkohë veshja e Edi Ramës ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen në Itali, dihet që kryeministri është një tifoz i Juventusit.

Një faqe “IlBiancoNero” i ka bërë përshtypje një gjë e tillë, duke krijuar edhe një artikull.

“Në një moment të vështirë si ky, një episod mund të bëjë të buzëqeshësh mes lotëve. Në Shqipëri, Koronavirusi është përhapur shumë pak në krahasim me vendin tonë. Por duke parë masat e marra nga ta me pjesën tjetër në Europë, po përpiqen që ta parandalojnë sa më shumë. Kështu, Edi Rama u shfaq i shoqëruar nga rojet dhe në prani të qytetarëve, për t’i ftuar ata që të kthehen në shtëpi. Me një xhup të Juventusit. Ajo që të bën të buzëqeshësh është kontrasti me veshjen e tij elegante, madje edhe kravatë, por me xhaketë sportivë me logon e Juventusit,”-shkruhet në reagimin e tyre.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama edi rama dhe xhupi i juventusit koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi edi rama edi rama dhe xhupi i juventusit koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll