Sport

Barcelona tentoi uljen e pagave, Messi me shokë refuzojnë ofertën e klubi

26 Mars 2020, 12:48 Nga DOSJA
Barcelona tentoi uljen e pagave, Messi me shokë refuzojnë ofertën

SPANJË- Lojtarët e Barcelonës kanë kundërshtuar propozimin e klubit për të ulur pagat në një kohë kur aktivitetet futbollistike janë bllokuar për shkak të koronavirusit.  “Erte”, mekanizmi i miratuar në Spanjë që lejon të pezullojë kontratat e punës dhe uljen e ditëve të punës do të shkurtonte 70% të pagës për të gjitha ekipet profesioniste.

Sidoqoftë, presidenti i Barcelonës, Bartomeu propozoi një lloj kompensimi për lojtarët e ekipit të parë në mënyrë që reduktimi të mos kalojë 50%, por edhe kjo mundësi ka rënë poshtë nga lojtarët. Bordi i klubit blaugrana do të vlerësojë hapat e ardhshëm për të ndjekur: ndërmjetësimin apo konfrontimin?

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona josep bartomeu koronavirusi leo messi ulja e pagave barcelona josep bartomeu koronavirusi leo messi ulja e pagave

Sondazh

Poll