Aktualitet

Termocentrali i Vlorës, ambientalistët kundër Ballukut: Do të padisim nëse nis funksionin e TEC-it

21 Mars 2019, 12:51 Nga DOSJA
Termocentrali i Vlorës, ambientalistët kundër Ballukut: Do

Vlorë- Pas vendimit të Ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi për mos dhënë lejen mjedisore për projektin e ndërtimit të TEC-it në qytetin e Korçës, edhe ambjentalistët nga qyteti i Vlorës, janë shfaqur të shqetësuar për nisjen e funksionimit të TEC-it me gaz në qytetin bregdetar.

Ambientalisti Simo Ribaj, theksoi se ky model i ri për TEC kërkon të njëjtën kosto si TEC i ndërtuar nga fillimi dhe vepra të tilla i përkasin të shkuarës.

Ribaj: “Ky model i ri me gaz do të thotë që të rindërtosh një TEC nga e para, të futemi përsëri në shpenzime të tjera dhe për ta përdorur përsëri me një lëndë tjetër fosile që për natyrën, për mjedisin, për ngrohjen globale, për problemin që është i shqetësuar gjithë planeti sot, ai ndikon negativisht”.

Ribaj: Sot qeveria ecën shumë shpejt, kur sot qeveria duhet të ndërtojë plantacione me panele diellore me energji 100% të pastër dhe duhet të vërë në efiçencë edhe kriporen e shkretë, për çfarë na duhet TEC-i?

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambientalistet ne vlore ambientalistet per ballukun belinda balluku tec vlore ambientalistet ne vlore ambientalistet per ballukun belinda balluku tec vlore

Sondazh

Poll