Sport

UEFA vendos për festimin e Ronaldos kundër Atletiko Madrid, gjobitet portugezi

21 Mars 2019, 15:50 Nga DOSJA
UEFA vendos për festimin e Ronaldos kundër Atletiko Madrid, gjobitet

Cristiano Ronaldo do të jetë i disponueshëm në çerekfinalet e Champions League kundër Ajax-it duke u gjobitur kështu me 20 000 euro për festimin e tij në ndeshjen e kthimit kundër Atletiko Madrid.

Portugezi u fut në ndeshje me një rezultat negatiz 0-2 por Juventusi e fitoi ndeshjen e kthimit me rezultatin 3-0 falë tregolëshit të Ronaldos në Allianz Stadium.

Ronaldo e festoi kualifikim me një gjest i cili imitonte festimin e Diego Simeones, trajnerit të Atletiko Madrid në ‘Wanda Metropolitano’.

Ashtu si Ronaldo dhe Simeone u akuzua për sjellje të pahijshme para se të gjobitej me 20 000 euro dhe ishte i detyruar të drejtonte ekipit në Torino nga stolat.

Njoftimi i UEFA këtë të enjte nënkupton se Ronaldo do jetë i pranishëm në ndeshjen kundër Ajax-it, me ndeshjen e parë që do luhet në Amsterdam me 10 prill.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league cristiano ronaldo diego simeone juventus atletiko madrid uefa champions league cristiano ronaldo diego simeone juventus atletiko madrid uefa

Sondazh

Poll