Sport

Panik e lot, futbollisti portugez ndërron jetë gjatë ndeshjes (FOTO+VIDEO)

20 Mars 2019, 21:30 Nga DOSJA
Panik e lot, futbollisti portugez ndërron jetë gjatë ndeshjes

PORTUGALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Portugali, ku një sportist 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak gjatë lojës së futbollit në sallë.

Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Zhoao ra pa ndjenja në tokë dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor ai ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Portimonenses dhe Sao Zhoao, në divizionin e dytë të futsallit portugez.

Ndonëse mjekët e dy skuadrave janë përpjekur të rikthejnë në jetë futbollistin 28-vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë më pas në spital, sërish ka qenë e pamundur. Ngjarja ka tronditur futbollistët dhe sportdashësit në Portugali dhe jo vetëm.

Për më shumë shihni videon dhe disa foto nga momenti i rëndë.

(B.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport futbollisti portuges pëson atak kardiak humb jetën futbollisti portuges pamje të rënda futbollisti portuges pëson atak kardiak humb jetën futbollisti portuges pamje të rënda

Sondazh

Poll