Sport

Panucci në stres, Sadiku frikëson teknikun italian

20 Mars 2019, 12:44 Nga DOSJA
Panucci në stres, Sadiku frikëson teknikun italian

Kombëtarja është vendosur në një pozitë të keqe pasi Armando Sadiku ka shfaqur problem sot në stërvitje.

Sulmuesi i cili i ka munguar aq shumë Shqipërisë në vitin e kaluar u rikthye pas një dëmtimi të gjatë, si në takimet miqësore e sidomos në Nations League, pasi ka kryer ritualin e nxehjes dhe disa vrapime rreth fushës u shkëput nga pjesa tjetër e ekipit pas një shqetësimi muskular.

Shkalla e lëndimit të Sadikut mbetet ende për t’u mësuar, por problemet fizike të tij përbëjnë një dhimbje të vërtetë koke për Panuccin, duke qenë se edhe qendërsulmuesi tjetër i Kombëtares, Bekim Balaj, vuan disa probleme fizike dhe nuk është në formën optimale.

Kombëtarja rrezikon të futet në ndeshjen e parë eliminatore pa asnjë sulmues titular pasi dhe Rey Manaj nuk mundi t’i përgjigjej thirrjes së trajnerit, pasi nuk u lejua nga klubi i tij Albacete.

Ndërkohë edhe Ylber Ramadani, i thërritur nga trajneri pas dëmtimeve të Lilës dhe Binakut, nuk ka mundur të zhvillojë seancën stërvitore të kësaj të marte, pasi vuan një lëndim në pulpë.

Seanca e tretë stërvitore ka zgjatur për rreth 70 minuta, ku Panucci ka preferuar ta kryej këtë pa praninë e kamerave.

Italiani paradite ka zhvilluar vetëm disa ushtrime dhe lojëra për grupin, pa u marrë shumë nga ana taktike për të ndaluar Turqinë. 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport armand sadiku christian panucci kombetara shqiptare shqiperi turqi armand sadiku christian panucci kombetara shqiptare shqiperi turqi

Sondazh

Poll