Sport

FSHF ka prezantuar uniformat e reja të kombëtares për Euro 2020

21 Mars 2019, 15:20 Nga DOSJA
FSHF ka prezantuar uniformat e reja të kombëtares për Euro 2020

Uniforma që do të mbajnë veshur portierët, është pothuajse e njëjtë, me ngjyrë jeshile, dhe disa shirita të zi të vegjël, në pjesën e shpatullave. Ndërkohë, edhe tutat e portierit janë ngjyrjë jeshile.

Edhe uniforma e dytë dhe e tretë, në thelb janë të njëjta. E dyta, do të jetë e bardhë, me një jakë të zezë, si edhe tutat e bardha. Ndërsa, e treta do të jetë tërësisht e zezë, me tutat dhe getat gjithashtu të zeza.

Ndërkohë, uniforma e parë do të jetë e kuqe, me një jakë të zezë, ndërsa tutat do të jenë të zeza, e getat në ngjyrë të kuqe. Ndërkohë, risia e sponsorit “Macron”, këtë herë konsiston në figurën e vendosur përpara të tre llojeve të fanellave.

Aty është e ndërtuar një shqiponjë, pak a shumë si në fanellat e Euro 2016, por tashmë në një formë paksa më të çrregullt dhe abstrakte.

I çuditshëm fakti që, edhe pse ekipi kuqezi gjendet në Shqipëri, i grumbulluar para ndeshjes me Turqinë, për të bërë prezantimin e këtyre fanellave, FSHF ka ftuar modele e modelë, dhe nuk ka marrë protagonistët kryesorë që do t’i mbajnë veshur, me qëllimin për të prekur edhe një herë tjetër Europianin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bluzat e reja kombetarja shqiptare uniformat e reja te kombetares bluzat e reja kombetarja shqiptare uniformat e reja te kombetares

Sondazh

Poll