Sport

Curri flet pa doreza, shpërthen ndaj Panuccit: Nuk bën për Shqipërinë, s’ka lidhje me De Biazin

20 Mars 2019, 11:51 Nga DOSJA
Curri flet pa doreza, shpërthen ndaj Panuccit: Nuk bën për

Debatik Curri është shrehur pa rezerva për situatën që ndodhet kombëtarja shqiptare momentalisht.

Ish-mbrojtësi i cili luajti për afërsisht 10 vite më kombëtaren, u ftua në “RTV Dukagjini” në Kosovë ku ka komentuar zhvillimet më të fundit te kuqezinjtë.

Ai ka theksuar se lojtarët e Shqipërisë nuk janë të kënaqur me mënyrën e punës së Panuçit. Duke iu referuar edhe rastit të Strakoshës, Curri bën të ditur se ka mbetur i habitur.

 

Personalisht nuk po më pëlqen klubi që ka futur Panuçi brenda skuadrës. Ndonjëherë trajneri duhet të dijë të menaxhojë edhe lojtarët. Lexova që Strakosha kishte humbur avionin dhe ka marrë në telefonon trajnerin për vonesën, mirëpo ai i ka thënë ‘mos u nis fare’, sepse ashtu e ka si rregull. Por, mua më çudit më tepër fakti pse presidenti i FSHFsë, Armand Duka, i del në mbrojtje trajnerit për rastin e Strakoshës. Unë kam biseduar me lojtarët e Kombëtares shqiptare, pasi me shumë prej tyre kam luajtur edhe kur kam qenë vetë me fanellën kuqezi. Mund t’ju them me bindje se ata nuk kanë qenë të kënaqur që më herët me Panuçin, veçanërisht në lidhje me situatat që ai ka pasur me disa prej futbollistëve. Shokët më kanë treguar për këtë, por tani e di më mirë trajneri se çfarë bën. Rezultatet kanë treguar se nuk kanë qenë të mira, por ta shohim se çfarë do të bëjnë në këto dy ndeshje”, ka thënë fillimisht Curri.

Për Currin, i cili aktualisht është në rolin e zv.trajnerit te Prishtina, Panuçi nuk është i duhuri për një Kombëtare si Shqipëria, teksa bën edhe një krahasim me italianin tjetër që ka drejtuar kuqezinjtë.

De Biazi ka qenë tjetër trajner. Unë kam punuar me të dhe është i një niveli tjetër, nuk ka lidhje me Panuçin. Ky i fundit ka qenë ndihmëstrajner më tepër dhe ka punuar me Kapelon. Natyrisht, Kapelo është trajner i madh, por unë mendoj se ish-ndihmësi i tij, Panuçi, nuk është trajner për Kombëtaren e Shqipërisë dhe nivelin që ajo kërkon të shkojë. Duhet një trajner i një niveli më të lartë. Panuçi nuk e ka arritur ende atë pjekurinë për të qenë trajner i parë. Do eksperiencën e duhur kjo punë dhe shembulli është De Biazi, që iku nga Shqipëria dhe më pas shkoi në Spanjë, por nuk pati sukses. Mirëpo, De Biazi e kualifikoi në Europian Shqipërinë dhe ndonjëherë trajnerët me ekipe të vogla e tregojnë veten. Nuk është e vështirë sot të drejtosh klube të mëdha si Reali apo Barcelona që kanë yje. E vështirë është të arrish suksese me klube të vogla, aty tregohet trajner.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport christian panucci debatik curri kombetarja shqiptare christian panucci debatik curri kombetarja shqiptare

Sondazh

Poll