“Unë s’po jap dorëheqjen” qytetarët e Kosovës protestojnë nga ballkonet e shtëpive
25 Mars 2020, 15:34Nga DOSJA
KOSOVË– Në Kuvendin e Kosovës aty ku ditën e sotme u mbajt seanca e e jashtëzakonshme për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Kurti, ky i fundit ka deklaruar gjatë fjalës së tij se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqjen.
Ndërkohë nga ana tjetër qytetarët e Kosovës kanë dalë në protestë nga ballkonet e shtëpive të tyre pasi janë të izoluar për shkak të koronavirusit.
Nga videoja e publikuar nga mediat vendase shihet se qytetarët protestojnë duke përplasur enët e gatimit në momentin kur Kurti në Kuvend tha se nuk mund të rrëzohet një qeveri për një ministër.
Sot në seancën e jashtëzakonshme teksaj prirtej votimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, Kryeministri në fjalën e tij ka thënë se nuk do të dorëhiqet. Kujtojmë që konflikti mes koalicionit ka nisur në momentin që Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme duke e akuzuar se përhapi panik tek qytetarët, vendim që nuk u prit fare mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pas konflikti u thelluar pasi më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Dekret që u mbështet edhe nga Mustafa, por u kundërshtua me forca nga kryeministri.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Koronavirusi është një problem tashmë dhe shtetet po marrin masa që të penguar sa më shumë përhapjen e virusit që po merr mijëra jetë. Pak ditë më ...
WASHINGTON– Shkencëtarët që po merren me studimin e kodit gjenetik të patogjenit të ri kanë thënë se koronavirusi nuk pëson mutacione të theksuara nga njëri per...
BRITANI– Në bazë të këtij studimi me shumë gjasa është prekur më shumë se gjysma e popullsisë.Ndërkohë nëse vërtet rezultatet konfirmohen, tregojnë të pak...
ITALI– Ranieri Guerra, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Itali ka folur lidhur me kurbën që po ndjek koronavirusi atje. Në një deklaratë ...
KOSOVË– Në seancën e sotme që po mbahet për mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila i është kundërpërgjigjur deputetit...
BRUKSEL – Raporti i Bashkimit Europian tregon se koronavirusi nuk zhduket gjatë verës. Agjensia e Bashkimit Evropian për kontrollin e sëmundjeve, dha një ...
ITALI- Kreu i Deparatmantit të Mbrojtes Civile, Angelo Borrelli dyshon se është prekur me COVID-19. Sipas mediave në Itali, Borrelli këtë mëngjes ka thënë se ka...
GREQI– Ditën e sotme Qeveria greke ka bërë me dije se është aprovuar vendimi për lirimin e të burgosurve që kanë më pak se 1 vit burg për të vuajtuar.Ky vendim ...