Bota

Më 6 prill do të diplomohej, studenti 29-vjeçar vdes nga COVID-19, mesazhi prekës i kolegëve

25 Mars 2020, 13:04 Nga DOSJA
Më 6 prill do të diplomohej, studenti 29-vjeçar vdes nga

ITALI– Një student  29-vjeçar nga Kameruni, Kandem Tadjuidje ka vdekur si shkak i infektimit nga OVID-19. Sipas mediave italiane, ai studionte në Universitetin e Pisës për bujqësi, ku më datë 6 prill ai do të paraqitej para komisionit për të mbrojtur diplomën e tij.

Për fatin e keq 29-vjeçari nuk ka mbundur të diplomohet ashtu si miqtë e tij, por koronavirusi i mori jetën në një moshë shumë të re.

Kandem vuante nga pneumonia akute duke bërë që gjendja të përkeqësohej edhe më shumë pasi u infektua me COVID-19.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Shoqata e Studentëve të Pisas.

‘Ai vuante nga një pneumoni e rëndë, ai u transportua në spital më 14 mars dhe merrte frymë me anë të ventilatorëve. Ditët e fundit, situata u përmirësua aq shumë saqë ai merrte frymë vetë. Ai vdiq mbrëmjen e 22 marsit nga një krizë e papritur dhe që nuk mund të kontrollohej nga stafi mjekësor. Gjithçka është më e dhimbshme sepse ai përgatiti tezën e diplomës dhe do të diplomohej në javët e ardhshme. Luftoi për vite me radhë për një diplomë, por tani nuk do ta marrë dot atë. 29-vjeçari ishte një anëtar shumë aktiv i komunitetit tonë, vëlla, mik, shok, shpirti i tij pushoftë në paqe.”-shkruhej në njoftim.

Ndërkohë pas lajmi të trishtë,  Rektori i Universitetit të Pisas mori vendimin që t’i jepte diplomën pas vdekjes.

 

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

Burimi: ilgiornale

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kandem tadjuidje koronavirusi ne itali kandem tadjuidje koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll