Bota

Policia në Indi ndjek ‘shembullin’ e Ramës, dhunon me shkop qytetarët që dalin në rrugë e nuk respektojnë distancën

25 Mars 2020, 15:26 Nga DOSJA
Policia në Indi ndjek ‘shembullin’ e Ramës, dhunon me

TIRANË- Koronavirusi është një problem tashmë dhe shtetet po marrin masa që të penguar sa më shumë përhapjen e virusit që po merr mijëra jetë. Pak ditë më parë Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ‘kërcënoi’ qytetarët që nuk i bindeshin urdhrave të qeverisë për t’u izoluar se mbi ta muntë kishte gaz lotjellës, por dhe dhunë.

Ai pulikoi një video që tha se ishte nga Spanja, por në fakt ishte gjatë një proteste në Algjeri, ku shihej se si policia dhunonte qytetarët. Por pasi kërkoi ndjesë se kishte rënë pre e një fake news-i, Rama sërish ishte i bindur se nëse qytetarët nuk bindeshin do e pësonin si qytetarët në videon e publikuar prej tij.

Duket se këtë shembull po ndjek India për të bindur qytetarët e saj të qëndrojnë të izoluar dhe të ruajnë distancimin social. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar sot një pamje nga India, ku policia ka nisur bindjen me dhunë të qytetarëve. Sipas fotove, Policia me shkop në dorë dhunon të pabindurit dhe i përzë më vrap ata që tentojnë të largohen.

Ndërsa në një video se si Policia detyron qytetarët të shtrihen në tokë në distancë nga njëri-tjetri dhe për të pabinduriot ka sërish dhunë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne indi masat kunder covid 19 policia ne indi koronavirusi ne indi masat kunder covid 19 policia ne indi

Sondazh

Poll