“Nuk dua të ulem në nivelin tënd”, deputetja e VV-së i përgjigjet Haradinajt: Nuk jam monedhë, kur humbin argumentet,
25 Mars 2020, 14:53Nga DOSJA
KOSOVË– Në seancën e sotme që po mbahet për mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti, deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila i është kundërpërgjigjur deputetit të AAK-së Daut Haradinaj, pasi ky i fundit e akuzoi deputeten e VV-së për angazhimet që kishte në raport me shtetin.
Ajo i tha Haradinajt se po flet pa argumente, prandaj dhe kaloi debatin në fyerje dhe ofendime.
“Për patriotizëm personal, shkollë iu maj tanve. S’iu vallëzoj Gadafëve. Sen s’i kam dhanë , cka jam në gjendje me i dhanë këtij vendi. Z. kryeministër, mos më fyej se jam ma i zoti se tij 1000 herë. Munesh me iu zgërdhi Brnabiqit. Munesh me e pas edhe mashtrues brenda partisë që se kanë bërë asnjë lëvizje për kufijtë. Jam ushtar i Albin Kurtit në mborjtje të çdo milimetri të Kosovës. Pallavra dikush që ka vallëzu poshtë e naltë s’ka nevojë mem kallëzu.”– është shprehur Haradinaj.
Menjeherë ka ardhur edhe përgjigjia e Mimoza Kusari-Lilës, e cila ka thënë se kur s’ka më argumente, nisin ofendimet.
‘Kur humbin argumentet, nisin fyerjet dhe ofendimet. Unë personale me ty s’dua ta zbres nivelin e debatit. Kjo që ka vallëzu lart e poshtë, është ajo që keni lutur me ardhë se iu është dashtë vota.Atëherë iu duhesha juve. Nuk jam monedhë e kërkujt për me e pas këtë element. Unë edhe pse jam deputete si në pozitë si në opozitë jam e njëjta. Kur e humbisni arsyen e ktheni në nivel personal, më lehtë e keni me gratë në politikë.”– është shprehur ajo.
Konfliti mes koalicionit ka nisur në momentin që Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme duke e akuzuar se përhapi panik tek qytetarët, vendim që nuk u prit fare mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pas konflikti u thelluar pasi më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Dekret që u mbështet edhe nga Mustafa, por u kundërshtua me forca nga kryeministri.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL – Raporti i Bashkimit Europian tregon se koronavirusi nuk zhduket gjatë verës. Agjensia e Bashkimit Evropian për kontrollin e sëmundjeve, dha një ...
ITALI- Kreu i Deparatmantit të Mbrojtes Civile, Angelo Borrelli dyshon se është prekur me COVID-19. Sipas mediave në Itali, Borrelli këtë mëngjes ka thënë se ka...
GREQI– Ditën e sotme Qeveria greke ka bërë me dije se është aprovuar vendimi për lirimin e të burgosurve që kanë më pak se 1 vit burg për të vuajtuar.Ky vendim ...
SHBA – Drejtori i Përgjithshëm i Amazon, Jeff Bezos, burri më i pasur në botë po përballet me komente të shumta negative sa i përket kërkesës së tij për publiku...
RUMANI– E gjithë bota ka ndërmarrë masa të forta për t’u mbrojtur nga Koronavirusi vdekjeprurës por një rast i çuditshëm ka ndodhur në Rumani.Sipas medi...
MBRETËRI E BASHKUAR– Matt Dockray, në gjendje të rëndë për jetën, pasi virusi vdekjeprurës Covid-19 i ka shkatërruar mushkëritë, ka bërë një thirrje për të...
Mungesa e shtretërve në sptiale, mungesa e personelit mjekësorë është denoncuar disa herë nga vetë kryetari i Bashkisë së Bergamo Giorgio Gori i cili sot ka dhë...
Situata nga koronavirusi ka përfshirë pothuajse të gjithë botën mbarë, ndërsa mijëra njerëz në vendet e prekura nga virusi kanë vdekur. Gjatë këtyre muajve ka ...