Bota

Raporti i BE-së jep lajmin që s’pritej: Koronavirusi nuk zhduket gjatë verës, thjesht qëndron i fshehur

25 Mars 2020, 14:50 Nga DOSJA
Raporti i BE-së jep lajmin që s’pritej: Koronavirusi nuk zhduket

BRUKSEL – Raporti i Bashkimit Europian tregon se koronavirusi nuk zhduket gjatë verës. Agjensia e Bashkimit Evropian për kontrollin e sëmundjeve, dha një paralajmërim të ashpër se pandemia mund të vazhdojë edhe kur temperaturat të rriten, nëse nuk zbatohen masa për ta penguar atë.

Njoftimi lë pak hapësirë ​​për shpresë se SARS-cov-2, emri i virusit të ri, mund të sillet si katër koronaviruset e tjerë që janë endemikë tek njerëzit dhe zakonisht nuk zbulohen në muajt e verës. Gjithsesi nuk mund të themi që ai nuk ekziston, edhe pse nuk shfaqet.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo ditë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë persona të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota agjensia e bashkimit evropian për kontrollin e sëmundjeve koronavirusi ne bote agjensia e bashkimit evropian për kontrollin e sëmundjeve koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll