PolitikeRajoni

“As dorëheqje as dorëzim s’ka!” Kryeministri Kurti: Deklarova që ka pas tentim puçi në Kosovë

Kryeministri Kurti tha se atë ditë në mbledhje ka deklaruar se ka pasur një tentativë puçi në Kosovë.
Featured image of article: “As dorëheqje as dorëzim s’ka!” Kryeministri Kurti: Deklarova që ka pas tentim puçi në Kosovë Albin Kurti

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë kësaj seance të jashtëzakonshme që po mbahet sot në Kuvendin e Kosovës e mori sërish fjalën teksa  pritet të merret vendimi për shkarkimin e tij.

Në fjalën e tij Kurti tha se Mbledhja e Këshillit të Sigurisë mbajtur më 17 mars nuk është regjistruar për faktin se Kosova vazhdon të jetë një shtet i kapur.

Ndër të tjera kryeministri Kurti tha se atë ditë në mbledhje ka deklaruar se ka pasur një tentativë puçi në Kosovë.

“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, më thonë që hardisku nuk ka regjistru transpkriptin fare. Pse po ndodh kjo? Sepse Kosova vazhdon me qenë shtet i kapur, ka ndryshu vetëm qeveria, jo prokuroria, jo gjyqësori, jo arsimi, jo shëndetësia. Vec kjo qeveri ka ndryshu dhe këtë po përpiqeni ta rrëzoni. Fakti që hardisku nuk ka regjistruar është se unë deklarova që ka pas tentim puci në Kosovë më 17 mars. Tjetra, u tha që po dorëzohemi, unë s’po jap dorëheqjen, ky është rrëzim. As dorëheqje as dorëzim s’ka. Është vendim i juaj.U bë mirë qe e mora vesh të vertetën, tarifa kërkohet të hiqet pa reprocitet për të bërë marrëveshje jo për të fillu negociatat. Edhe pse jemi qeveri, shteti vazhdon me qenë i kapur, shteti nuk është demokratik.“- ka thënë Kurti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Konfliti mes koalicionit ka nisur në momentin që Kurti shkarkoi Agim Veliun nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme duke e akuzuar se përhapi panik tek qytetarët, vendim që nuk u prit fare mirë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Më pas konflikti u thelluar pasi më 17 mars, presidenti Thaçi propozoi një dekret për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila tha se do t’i dërgohet kuvendit për miratim. Dekret që u mbështet edhe nga Mustafa, por u kundërshtua me forca nga kryeministri.

A.C/Dosja.al

Shto Koment