Aktualitet

Shkon në dy numri i të infektuarve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, sëmuret efektivja që ndante zyrën me shefin e

25 Mars 2020, 14:23 Nga DOSJA
Shkon në dy numri i të infektuarve në Drejtorinë e

DURRËS– Numri i punonjësve të policisë në Drejtorinë e qarkut Durrës, ka shkuar në dy. Dosja.al mëson se përveç efektivit (me detyrë shef i burimeve njerëzore), që raportuam paraditen e sotme, është edhe një tjetër i infektuar, e gjinisë femër. Punonjësja e dytë, ka rezultuar e infektuar pas skanderit.

Gjithsesi, për të pritet edhe përgjigjja e tamponit, ndërkohë që mësohet se gjendja e pacientes nuk është fort e mirë. Ajo ndan një zyrë me të infektuarin tjetër, që ka mbërritur paraditen e sotme tek Infektivi.

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll