Aktualitet

Anëtarja e AMA-s i bën 7 propozime qeverisë, Musta: Mediat janë prekur ekonomikisht nga COVID-19, duhet të subvencionohen

25 Mars 2020, 14:12 Nga DOSJA
Anëtarja e AMA-s i bën 7 propozime qeverisë, Musta: Mediat

TIRANË- Anëtarja e Autoritetit të Mediave AudioVizive (AMA), Suela Musta, ka propozuar sot një paketë me 7 pika për të t’iu ardhur në ndihmë mediave audioviziteve dhe atyre online, të cilat sipas janë janë prekur ekonomikisht nga koronavirusi. Musta ka propozuar platformën e saj dhe i propozon qeverisë të subvencionojë mediat për pagat e stafeve, gazetarëve, operatorëve, montazhierëve etj, të cilët edhe ato janë një hallkë e rëndësishme për informimin në kohë reale të qytetarëve, por edhe për përçimin e mesazheve të rëndësishme në këtë periudhë.

Po ashtu anëtarja e AMA-a, kërkon që të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj mediave deri të paktën në fund të Qershor të 2020 (afat i parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit), vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit. Edhe për tarifën e përvitshme të licencës, Musta shprehet se duhet të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati i shlyerjes së tyre.

PROPOZIMET E MUSTËS

Tarifat e përvitshme të licencës për transmetime analoge dhe për shërbim programe audio dhe audiovizive në një rrjet rajonal numerik (ku përfshihet tarifa e lartë RTSH për transmetimin digital, si dhe të gjitha tarifat e tjera që paguhen tek AMA për vitin 2020 nga operatorët audiovizivë, të shihet mundësia e uljes së tyre në një masë të konsiderueshme të pagesës dhe të shtyhet afati I shlyerjes së tyre, deri në një njoftim të dytë.

Subvensionime të qeverisë për mediat audiovizive, portaleve online dhe gazetave për pagat e stafeve mediatike, ( gazetar, operatorë montazhierë ) të hiqen taksat e pushtetit lokale që rëndojnë mbi biznesin e medias deri në një njoftim te dytë. Një temë e veçantë që duhet të trajtohet në këtë forum është çështja e pagesave të pezulluara nga gazetarëve pas kësaj etape.

AMA të ngrejë urat e komunikimit me autoritetet tatimore dhe doganore për: minimizimin e tatimeve mbi reklamat, tatim fitimin, pagesat e sigurimeve shoqërore pezullimin e pagesave te qirave shtetërore dhe rishikimin e tarifave doganore për pajisjet dhe logjistikën e transmetimeve audio-vizive.

Të zhvillohet një platformë online, diskutimesh të hollësishme me administratorët, pronarët , kryeredaktorët botuesit, gazetarë dhe ekspertët e komunikimit për përballimin e krizës financiare të shkaktuar nga epidemia. Me pjesëmarrjen e tv Kombëtare lokale, platformave dixhitale, tv kabllore, IPTV e tj.

Të mos vihet asnjë sanksion me gjobë ndaj OSHMA deri të paktën në fund të Qershor të 2020 ( afat I parashikuar dhe për mbylljen e dixhitalizimit ), vetëm raste tejet flagrante të shkeljes së etikës të parashikuara në Kodin e Transmetimit

Gjobat e vendosura gjatë këtyre dy muajve në pamundësi ndoshta për t’u aministuar, të përgjysmohen dhe pagesat e tyre të shlyhen pas sezonit veror .

Të shihet mundësia e grandeve apo donacioneve, si nga pushteti lokal apo ai qendror përmes institucioneve, si dhe nga e organizatave ndërkombëtarë për mbështetjen e televizioneve lokale ( meqënëse ato janë subjekte të pafuqishme ekonomike).

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anetarja e ama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 suela musta anetarja e ama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 suela musta

Sondazh

Poll