Aktualitet

25 Mars 2020, 11:18 Nga DOSJA

TIRANË– Shqipëria ka marrë 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia për të përballuar situatën e koronavirusit në vend.

Ndihmat kanë ardhur mbrëmjen e djeshme nga “Lasgushi”, avioni i linjës ajrore ‘Air Albania’. Ndërsa pamjet e ngarkimit të tyre i shpërndau vetë kryeministri Edi Rama në rrjetet e tij sociale.

Disa ditë më parë në një intervistë telefizive, Rama u shpreh se edhe nëse BE-ja nuk do të ndihmonë Ballkanin, ai i kishte marrë masat. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar ndihmë popullit turk, duke u shprehur se një konfirmim kishte marrë edhe nga presidenti Erdogan.

Ndërkohë që në vendin tonë ka shkuar në 146mr nui i personave të infektuar me COVID-19, ndërsa harta është zgjeruar dhe në Krujë. Ministria e Shëndetësisë njofon se 3 prej personave në spitalin Infektiv ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë.

Po kështu, 11 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bën thirrje për respektimin e masave, ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi pajisjet nga turqia edi rama koronavirusi ne shqiperi pajisjet nga turqia

Sondazh

Poll