Aktualitet

Koronavirusi i merr jetën shqiptarit nga Dibra e Madhe në New York, 10 të tjerë të infektuar

25 Mars 2020, 11:13 Nga DOSJA
Koronavirusi i merr jetën shqiptarit nga Dibra e Madhe në New York, 10

NEW YORK– Një shqiptar nga Dibra e Madhe ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi është prekur nga koronavirusi. Lajmi u dha nga gazetari Ani Elezi në një lidhje me News 24, i cili dha detaje.

Ai tha se viktima është një 61 vjeçar dhe se të infektuar janë edhe 10 nënshtetas të tjerë amerikanë me kombësi shqiptare.

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë.

Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ani elezi koronavirusi ne shba ani elezi koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll