COVID-19/ Rama nxjerr fotot: “Lasgushi” po ngarkohet në Stamboll me armë mbrojtëse
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe pacientët, për t’u mbrojtur n...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo së fundmi është bërë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku edhe shpesh herë shpërndan këshilla sesi qytetarët të shmangin infektimin me covid-19.
Në postimin e tij më të fundit, me nota humori Kalo tregon vaktin e tij, trahana tradicionale dhe gjithë procesin e përgatitjes së saj. Nuk ka munguar as kësaj here thirrja për shqiptarët, të cilëve u kërkoi që të mos i humbnin shpresat.
“Një recetë mbarëkombëtare…24 mars 2020 ora 21:00….Në këtë kohë “covidiane” na duhet edhe pak optimizëm gastronomik…Jeni të mirëpritur miq e shokë, kuptohet nëse jua lejon qeveriu daljen në këtë orë, që të konsumojmë sa është ende e ngrohtë këtë pjatë me përbërës mbarëshqiptarë: trahana lunxhërie, bukë shtëpie me miell katunarije, suxhuk pikant prizreni, vaj ulliri berati e patosi përzier, pluhur speci të kuq nga gramshi, djath dele konispoli, ujë selite, kripë narte si dhe duart e shkathëta të një djali me përzierje genike elbasani dhe gjirokastre….Mos tju lëshojë zemra bashkëkombasit e mi…..Ne bashkë do tia dalim mbanë!!!!,”-shkruan Kalo.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se Shqipëria po merr nga Turqia mjete mbrojtëse për personelin shëndetësor dhe pacientët, për t’u mbrojtur n...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë vendimin e qeverisë për shpalljen e gjend...
TIRANË– Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero tha sot në emisionin Opinion se përqindja e popullsisë së Shqipërisë që pritet të jetë në kontakt me kor...
TIRANË– Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka zbuluar dy medikamentet mjaft të thjeshta, që gjenden në shtëpinë e çdonjërit prej j...
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka komentuar sërish se si i nisën dhimbjet kur u infektua nga koronavirusi. Në një lidhje me Sk...
ITALI-Një biznezmen shqiptar, është arrestuar në Perugia nga autoritete italiane, pasi është kapur me 5 kilogramë kokainë, vlera e së cilës shkonte në 1,5 mln e...
TIRANË- Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka demonstuar sot live se si fuknsionon një respirator. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se një respirator...
TIRANË– Pëllumb Pipero është shprehur se shtretërit në spitale po mbushen dita-ditës, dhe se po kaq shpejt ata shtretër po shtohen dhe po zëvendësohe...
TIRANË- Mjeku i njohur Roland Xhaxho ka dhënë sot disa këshilla për ata që janë të prekur me COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho tha se një p...