Politike

Sot takimi me Metën e Bashën, Rama shpërndan deklaratën e ambasadores amerikane: Lufta fitohet po të jemi bashkë!

25 Mars 2020, 08:22 Nga DOSJA
Sot takimi me Metën e Bashën, Rama shpërndan deklaratën e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, pak para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë. Edhe pse deklarata e ambasadores Kim është bërë 2 ditë më parë, kreu i qeverisë, Edi Rama e ka shpërndarë sot, ndoshta për të përcjellë një mesazh bashkimi të politikës shqiptare. 

Kim në një video-mesazh në Facebook, shprehet se Kryeministri dhe Presidenti janë të unifikuar në qëndrimet e tyre përballë situatës së COVID-19. Më tej ambasadorja shprehet se mbëshet masat e marra nga qeveria dhe për të lituar këtë luftë duhet një bashkëkim nga të gjitha palët.

 

 

? MESAZHI I ABASADORES SË SHBA, YURI KIM #IStayAtHome #UnëRriNëShtëpi

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Përshëndetje! Doja që t’ju thoja se sot unë bisedova me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për të shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashu edhe mbështetjen e fortë për masat që kanë marrë në këtë betejë. Janë të forta por absolutisht të nevojshme. Ashtu siç ka dhënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama kjo është një luftë dhe për të luftuar një luftë duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën që të jepnin jetën në vijën e zjarrit. Ne na duhet të qëndrojmë brenda, prandaj le ta bëjmë këtë dhe ta fitojmë këtë luftë. Rrini në shtëpi!,“-thotë Kim.

Ndërkohë ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku të gjitha institucionet do të raportojnë para presidentit Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja e keshillit te sigurise yuri kim edi rama mbledhja e keshillit te sigurise yuri kim

Sondazh

Poll