Politike

“Nuk ndërhyjmë tek qiratë”, Ahmetaj shpjegon skemën, çfarë do të ndodhë me ambientet e mbyllura

24 Mars 2020, 21:55 Nga DOSJA
“Nuk ndërhyjmë tek qiratë”, Ahmetaj shpjegon

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj, që është tashmë në krye të menaxhimit të situatës së Covid-19, është shprehur se qeveria nuk do të paguajë asnjë lloj qiraje gjatë kohës që Shqipëria po lufton me Covid-19. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Ahmetaj tha se qeveria nuk mund të sigurojë të ardhurat dytësore, sicc është qiraja, por vetëm të ardhurat parësore, që do të thotë, pagën.

Shiko, nëse unë nuk ia paguaj qiranë e lokalit pronarit, ai ccfarë do ta bëjë ambientin? Do ta japë sërish me qira? Jo, sepse në këtë kohë nuk e merr askush. Kështu që do e shtyjë ai, sepse qeveria nuk mund të sigurojë të ardhurat dytësore,”– tha Ametaj.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi arben ahmetaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll