Politike

Gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë, Rama, Basha e Meta 3 orë diskutime me njëri-tjetri

25 Mars 2020, 07:25 Nga DOSJA
Gjendja e fatkeqësisë natyrore/ Presidenti mbledh Këshillin e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mbledhur mesditën e sotme në orën 12:00 Këshillin e Sigurisë Kombëtare, një ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.  Mbledhja, e cila zgjati 3 orë, u zhvillua online për të eliminuar çdo rrezik infektimi. Në lidhje ka qënë i pranishëm edhe kryedemokrati Lulzim Basha dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, me në krye kryeministrin Edi Rama. Kjo do të jetë hera e parë në vite që politika shqiptare do të bëhet bashkë. 

Ka qënë kreu i qeverisë, ai që ka shpërndarë imazhe të takimit virtual mes tyre, megjithatë ende nuk dihet se çfarë është vendosur apo edhe diskutuar mes tyre. Përveç, Ramës, Bashës dhe Metës gjithashtu të pranishme në takimin ishin edhe “të besuarit” e kryeministrit. 

Tek kreu i shtetit kanë raportuar edhe ministret: Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj. Nuk kanë munduar as ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Arben Ahmetaj.

Mbledhja e KS vjen në kohën kur numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 146, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Krujë. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m;f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha mbledhja e keshillit te sigurise edi rama ilir meta lulzim basha mbledhja e keshillit te sigurise

Sondazh

Poll