Politike

Gjendja e fatkeqësisë natyrore, PD: Përshëndesin vendimin, u mor 5 ditë pas kërkesës së Bashës

24 Mars 2020, 21:36 Nga DOSJA
Gjendja e fatkeqësisë natyrore, PD: Përshëndesin vendimin, u

TIRANË- Partia Demokratike me anë të një deklarate për mediat ka përshendetur vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në një deklaratë për mediat, PD shkruan se ky vendim ka ardhur 5 ditë pas kërkesës së bërë nga kryetari Lulzim Basha. “Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve“, shkruhet në deklaratën e PD. 

REAGIMI I PLOTË

Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha. Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen. Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie.

Ndërkohë i ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, kreu i PD Lulzim Basha është shprehur se kryeministri duhet të mbyllë menjëherë bizneset me një numër të mash punonjësish. 

“Pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore, kryeministri duhet të mbyllë menjëherë bizneset me numër te madh të punësuarish në hapësira të mbyllura, si call center, fasoneri, fabrika të panevojshne për funksionin jetik në ekonomi. Nuk kam asnjë mëdyshje për këtë kërkesë.  Arsyeja kryesore është se mund të na zhvlerësohet çdo sakrificë tjetër, nëse vazhdojmë të mbajmë në qendrat tona urbane në Tiranë, në Durrës, Lezhë, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan vende me perqendrim të madh njerëzish, kryesisht kryefamiljarë, që mund të qarkullojnë virusin, të kthehen në shtëpi. Nuk ka asnjë alibi, duhet vepruar urgjentisht”, u shpreh Basha. 

Qeveria shqiptare me anë të një Akti Normativ ka shpallur sot gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha partia demokratike qeveria shpall gjendjen e fatkqetesise natyrore lulzim basha partia demokratike qeveria shpall gjendjen e fatkqetesise natyrore

Sondazh

Poll