Politike

Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Ahmetaj e merr vesh në studio, kap menjëherë celularin: Ndoshta…

25 Mars 2020, 07:35 Nga DOSJA
Rama shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Ahmetaj e merr vesh

TIRANË– Koordinatori për situatën ekonomike, Arben Ahmetaj ka qënë i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Opinion”, ku edhe i ktheu përgjigje pyetjeve të qytetarëve për paketat ekonomike.

Mirëpo një “surprizë” e priti Ahmetajn që në fillim të emisionit, ku edhe mori vesh vendimin më të fundit që kishte marrë qeveria. Pasi stafi ka nxjerrë në sfond vendimin e fundit, Ahmetaj kontrolloi menjëherë celularin dhe konfirmoi lajmin “live”.

PJESË NGA BISEDA:

Ahmetaj: Gjendje e jashtëzakonshme ndoshta?

Fevziu: Ka shumë mundësi

Ahmetaj: Ajo është. Jo gjendje e jashtëzakonshme, por shpallje e fatkeqsisë natyrore

Fevziu: Pra është shpallur tani, për arsye të shkaktuara nga covid-19

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj gjendja e fatkeqesise natyrore arben ahmetaj gjendja e fatkeqesise natyrore

Sondazh

Poll