Politike

Ahmetaj: 26 mijë lekë në muaj kompesim, përfitojnë ata që mbyllën biznesin për shkak të Covid-19

24 Mars 2020, 22:03 Nga DOSJA
Ahmetaj: 26 mijë lekë në muaj kompesim, përfitojnë ata

TIRANË– Koordinatori për situatën ekonomike, Arben Ahmetaj ka shpjeguar se si do të funksionojë paketa e masave të ndërmarra nga qeveria për shtresat e ndryshme të qytetarëve. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ahmetaj tha se paketa është e fokusuar në tri grupe përfituesish dhe kryesisht tek qytetarët të cilët janë në nevojë.

“Grupi i parë është biznesi i vogël, me xhiro nga zero deri në 14 milion. Që do të marrë një pagë minimale nga buxheti i shtetit, ku parashikohen 60.422 persona me pagën minimale 260 mije lekë të vjetra dhe do të marrin një pagë gjatë gjithë kohës së luftës. Nëse një burrë dhe një grua janë në një dyqan. Burri deklaron pagën e vet që është gjithmonë pranë pagës minimale, gruaja është e regjistruar si e punësuar në dyqan. Ne kishim një ide, të ndërhynim vetëm tek ata që janë të regjistruar apo të shkonim një hap përtej në formë solidariteti në këtë luftë dhe Kryeministri vendosi të përfshinte edhe 30 mijë persona të punësuarit pa pagesë, duke i garantuar atyre gjatë periudhës së luftës, pagën minimale për të dy. Grupi i dytë janë familjet e ndihmës ekonomike, që do të marrin dyfishin e vlerës që marrin sot. Kategoria e tretë, ata që marrin pagesë papunësie që është 145 mijë lekë të vjetra dhe këtyre ju dyfishohet. Jemi duke ndërhyrë tek shtresat në nevojë. Ka dhe një paketë ushqimore që ndihmon qytetarët në nevojë, në komunitete të privuara. Ndihmon pensionistët të mos dalin,“- tha Ahmetaj.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 arben ahmetaj koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll