Politike

Qeveria publikon vendimin: Bizneset e shumicës të kenë rezerva ushqimore për 3 muaj

24 Mars 2020, 22:22 Nga DOSJA
Qeveria publikon vendimin: Bizneset e shumicës të kenë rezerva

TIRANË- Qeveria shqiptare ka marrë sot një vendim që deytron bizneset e mëdha që të ketë rezerva ushqimore për 3 muaj. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare në rastet se mallrat nuk janë shitur deri në përfundim të periudhës së epidemisë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, sipas faturës me të cilën këto mallra janë blerë.

Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte ushqimore dhe produkte të tjera, me shumicë, tëdomosdoshme për përballimin e situatës së epidemisë, janë të detyruar të marrin masa përmbajtjen e rezervave që tregtojnë për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë eproduktit, me qëllim përballimin e situatës së shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Mallrat eblerë, me qëllim përballimin e situatës, në rast kur me përfundimin e situatës së epidemisë nukjanë shitur në tregun e lirë, me kërkesë të subjektit, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme tëRezervave Materiale të Shtetit, sipas faturës me të cilën këto mallra janë blerë. Rregullat dheprocedurat për blerjen e këtyre mallrave nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale tëShtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në vendim.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 vendimi i qeverise koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 vendimi i qeverise

Sondazh

Poll