Politike

Covid-19, Gazmend Bardhi: Buxheti i Shtetit e përballon krizën por fondet për koncensionet nuk i prekin

24 Mars 2020, 19:52 Nga DOSJA
Covid-19, Gazmend Bardhi: Buxheti i Shtetit e përballon krizën por

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka bërë një denoncim në rrjetet sociale. Krahas një videoje të publikuar në profilin e tij, Bardhi shkruan se buxheti i shtetit ka para mjaftueshëm për të përballuar krizën nga Covid-19, por që sipas tij, nuk preken fondet për koncesionet. Bardhi shton se qeveria do të paguaj plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të.

 

Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendentë mendon të vjedhë shqiptarët. Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19,”– shkruan Bardhi.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi gazmend bardhi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll