Aktualitet

Intervistoi 2 javë më parë Shefin e Urgjencës, flet gazetari Muhamed Veliu: Jam mirë, ky është lajmi i shekullit, i vendo

24 Mars 2020, 16:50 Nga DOSJA
Intervistoi 2 javë më parë Shefin e Urgjencës, flet gazetari

TIRANË- Gazetari Muhamed Veliu është një nga njerëzit e mediat që ka intervistuar ditët e fundit Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili sot është konfirmuar si i prekur me COVID-19. Në një intervistë për Dosja.al, Veliu shprehet se nuk ka shenja të COVID-19 dhe është mirë. Po ashtu gazetari tha se është i vendosur që të raportojë çdo detaj, pasi përhapjen e virusit e quan si lajmin e shekullit.

A keni marrë informacion kur e ka marrë virusin?

Së pari më lejoni t’i uroj shërim të shpejtë Dr. Bratajt këtij mjeku të dedikuar e të palodhur në drejtimin e Urgjencës Kombëtare në përballjen me Covid-19. Nuk kam asnjë ide për kohën kur Dr. Brataj mund ta ketë marrë virusin. Takimi im i fundit ka qënë data 10 Mars një ditë pasi u shpallën dy rastet e para pozitiv në Covid-19 në vendin tonë.

Kam zhvilluar një intervistë me Dr. Skënder Bratajn në lidhje me numrin e telefonatave që mbërrinin në atë qendër e cila u transmetua atë ditë.

A jeni i friksuar që edhe ju mund të jeni i infektuar?

Përfitoj nga rasti të falenderoj të gjithë ata që më kanë telefonuar duke u interesuar për shëndetin tim. Jam mirë duke raportuar intesivisht për Top Channel bashkë me kolegët e mi për atë që është duke ndodhur me Covid 19.  Ky është lajmi i shekullit e si i tillë është një mundësi unike për mua dhe çdo gazetar të vijojmë së raportuari pasi në një kohë kur të gjithë qytetarët janë mbyllur me të drejtë në shtëpi detyra jonë është të raportojnë. Frika është e natyrshme në një situatë të tillë por jemi të vendosur të mbërrimë në çdo shtëpi dhe zemër shqiptari me informacione të drejta e të mirëmënduara në një situatë të tillë.

Ke kërkuar të bësh test pasi kë marre vësh lajmin?

Nga intervista me Dr. Skënderin kanë kaluar plot 14 ditë gjatë të cilave siç edhe e keni parë unë çdo ditë sikurse ekipi fantastik i departamentit të lajmeve në Top Channel kam qenë në terren duke raportuar live. Nuk kam patur asnjë simptomë deri më tani.

Ju kanë kontaktuar nga ISHP për t’u karantinuar?

Jo. Ende. Mbase në vijin nëse ata do ta shikojnë të udhës për të kryer testin e nevojshëm.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 muhamed veliu skender brataj masat kunder covid 19 muhamed veliu skender brataj

Sondazh

Poll