Aktualitet

“Urgjent në shtëpi, s’është koha për shëtitje”, Policia apel të moshuarve që të mos rrinë në rrugë

24 Mars 2020, 15:47 Nga DOSJA
“Urgjent në shtëpi, s’është koha për

TIRANË- Policia ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar kontrollet në rrugë, ku ka ndaluar shumë të moshuar dhe u ka kërkuar që të shkojnë në shtëpi.

Efektivët e Policisë kanë patrulluar në këmbë rrugëve të qyteteve dhe kanë këshilluar qytetarët e moshave të treta që të futen në shtëpi. “Paraditen e sotme, në të gjithë qarqet e vendit. Strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuar maksimalisht për monitorimin e zbatimit të masave, me Presidente e Përhapjes së COVID-19”, shkruan Policia teska publikon një video.

Ndërkohë në video dëgjohet një polic i cili i thotë një të moshuari që të shkojë në shtëpi pasi nuk është koha për shëtitje. “Nuk është koka për shëtitje tani, urgjent në shtëpi”, i thotë efektivi të moshuarit.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 policia e shtetit koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 policia e shtetit

Sondazh

Poll