Politike

COVID-19/ Vokshi thirrje qeverisë: Zbato planin ekonomik, siguro bukën e gojës për shqiptarët

24 Mars 2020, 12:26 Nga DOSJA
COVID-19/ Vokshi thirrje qeverisë: Zbato planin ekonomik, siguro bukën

Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Ajo thekson se Edi Rama nuk duhet të vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar familjet e varfëra në këto ditë të vështira. Ish-deputetja këtë reagim e ka bërë teksa ka publikuar edhe njëdeklaratë të Ramës, ku ky i fundit shprehet se qeveria do të ndihmojë familjet e varfëra.

Reagimi i plotë:

Realiteti nuk është ai që thotë Edi Rama. Njerëzit janë të varfër dhe vuajnë për bukën e gojës në kuptimin e parë të fjalës. Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri. Edi Rama të mos vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar më të pamundurit. Si dëshmitë në video, janë me mijëra fëmijët që shqiptojnë fjalitë migjeniane të skamjes “nënë, duam bukë”.

Disa ditë më parë Rama publikoi planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës, ndërsa Presidentin nuk i preket. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë PD ka publikuar propozimet për planin ekonomik, ku theksohet se për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria duhet t’u japë nga 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Ndërsa për të punësuarit bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë, ai propozon që qeveria t’u paguajë pagën minimale.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi koronavirusi ne shqiperi albana vokshi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 24 Mars 2020, 11:23

TIRANË – Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë publike të gjitha masat e marra në burgje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në fja...

Politike 23 Mars 2020, 22:16

TIRANË- Deputetja e PS, Antoneta Dhima ka reaguar pas infektimit të djalit të saj me COVID-19. Në një reagim në Facebook, Dhima konfirmon lajmin e publikua...