Politike

Hapja e negociatave dhe kushtet e shtuara, Basha: KE t’a miratojë, proces jetik për shqiptarët

24 Mars 2020, 09:44 Nga DOSJA
Hapja e negociatave dhe kushtet e shtuara, Basha: KE t’a miratojë,

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka konfirmuar qëndrimin e PD për negociatat, duke i kërkuar Këshillit Evropian miratimin në parim të këtij procesi. Në një reagim në Twitter, Basha thotë se ky është një proces jetik për shqiptarët, pavarësisht shtimit të kushteve. Ai premton se 9 kushtet e Bundestagut do të realizohen.

Reagimi i plotë:

Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë. Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera.????

Reagimi i Bashës vjen pas letrës që 73 eurodeputetë i kanë dërguar grupeve më të mëdha politike në Parlamentin Europian dhe iu kanë kërkuar përcaktimin e një date për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e negociatave me be lulzim basha hapja e negociatave me be lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 23 Mars 2020, 22:16

TIRANË- Deputetja e PS, Antoneta Dhima ka reaguar pas infektimit të djalit të saj me COVID-19. Në një reagim në Facebook, Dhima konfirmon lajmin e publikua...