Politike

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, Basha: Do t’i bashkohem, është koha të japim kontributin tonë

24 Mars 2020, 12:08 Nga DOSJA
Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, Basha: Do t’i bashkohem,

Tiranë-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigur pozitivisht ftesës së presidentit Ilir Meta për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që pritet të zhvillohet ditën e nesërme, për situatën e krijuar në vend pas përhapjes së COVID-19. Basha deklaron se tani është koha që çdokush të japë kontributin e tij në sherbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve.

Duke iu pergjigjur interesit te shume gazetareve ju bej te ditur se Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha i eshte pergjigjur pozitivisht fteses se presidentit Ilir Meta per te marre pjese ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise Kombetare. Zoti Basha thekson se tani eshte koha qe gjithkush te jape kontributin e tij ne sherbim te jetes, shendetit dhe sigurise se qytetareve ne keto dite te veshtira.”, njofton PD.

Një ditë më parë presidenti, Ilir Meta u shpreh se do të mbledhë  Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në të cilën do diskutohet për masat e marra kundër COVID-19. Presidenti la të hapur dhe mundësinë për një tryezë me të gjitha palët politike për të dhënë një mesazh për qytetarët në këtë periudhë të vështirë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare koronavirusi ne shqiperi lulzim basha ilir meta keshilli i sigurisë kombëtare koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 24 Mars 2020, 11:23

TIRANË – Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka bërë publike të gjitha masat e marra në burgje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Në fja...

Politike 23 Mars 2020, 22:16

TIRANË- Deputetja e PS, Antoneta Dhima ka reaguar pas infektimit të djalit të saj me COVID-19. Në një reagim në Facebook, Dhima konfirmon lajmin e publikua...