Bota

Ruajtja e gjuhës amëtare tek brezat e rinj, mësuesit e Diasporës shqiptare në Zvicër marrin iniciativën e veçantë

23 Mars 2020, 19:07 Nga DOSJA
Ruajtja e gjuhës amëtare tek brezat e rinj, mësuesit e

ZVICËR– Situata e krijuar nga pandemia globale COVID-19 ka bërë që shumë vende të botës të marrin masa për pezullimin e procesit mësimor. Megjithëkëtë, mësuesit e Diasporës shqiptare në Zvicër kanë marrë një iniciativë të veçantë duke iu ofruar online nxënësve materiale mësimore mbi gjuhën dhe kulturën shqipe. Lajmi është bërë i ditur nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë ”Naim Frashëri”, e cila përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale i bën thirrje nxënësve shqiptarë atje që të shfletojnë në shtëpi tekstet e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.

“Ju njoftojmë se në faqen tonë lapsh-zh.ch, tek rubrika Mësimi Online, ju do të mund të lexoni përmbajtje mësimore nga Fletoret tematike, të cilat gjatë ditëve në vijim, do t’i pasurojmë me materiale të ndryshme didaktike, në mënyrë që gjatë kësaj kohe sa ju qëndroni e mësoni në shtëpitë tuaja, të keni mundësinë që të mësoni gjëra të reja edhe në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftim.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mesuesit e diaspores ne zvicer zvicer mesuesit e diaspores ne zvicer zvicer

Sondazh

Poll

Bota 23 Mars 2020, 18:20

Pse Gjermania ka më pak viktima nga koronavirusi?

GJERMANI- Mbi 23 mijë të prekur e rreth 100 të vdekur në Gjermani. Mediat e huaja ngrenë pikepyetjen se përse vdekshmëria në Gjermani është më e ulët  se tek ve...