“Ky qëndron deri në 3 orë në ajër, më i rrezikshëm se SARS”, mjeku Prifti shpjegon evoluimin e Covid, llojet që ekzi
23 Mars 2020, 22:19Nga DOSJA
TIRANË– Kardio-krirurgu Edvin Prifti tregoi në emisionin Opinion eksperiencën e tij si një nga mjekët e parë që ishte përballur me virusin SARS gjatë shpërthimi të tij në vitin 2003. Ai tha se gjatë kohës që punonte në një spital në Toronto ishte paraqitur një pacient nga Vietnami nga i cili ishin infektuar 11 mjekë të tjerë.
“Në atë kohë punoja si clinical fellow, në një nga spitalet e Torontos. Erdhi një pacient nga Vietnami në vitin 2003. Në momentin e intubimit të tij u infektuan edhe 11 mjekë të tjerë”
Mjeku tregoi se koronavirusi i sotëm është i ndryshëm nga SARS i vitit 2003 përsa i përket transmetueshmërisë së tij.
“Sarsi i atëhershëm eshtë i ndryshëm nga ky i sotmi. Ndërkohë që i pari trransmetohej nëpërmjet spërklave dhe sekrecioneve ky ka evoluar në mënyra të tjera. Nga prekja e materialeve biologjike. Sipas një studimi vertetohet se qëndron deri në 3 ore në ajër. Ky version, kontaminimi nëpërmjet aerosolit është kundërshtuar nga shumë profesore italianë por ka pikëpyetje. Kemi edhe rrugën fekale tashmë është gjetur në fecet e të infektuarve dhe të fëmijëve të vegjël që kanë qenë të infektuar. Materiali gjenetik është gjetur mbetje edhe në plazmën e të infektuarve pra edhe në gjakun e tyre por nuk dihet nëse transmetohet nëpërmjet gjakut. Nuk ka asnjë konfirmim shkencor për këtë”, tha mjeku.
Sa i përket faktit nëse ai lë pasoja tek të prekurit të cilët janë shëruar doktor Prifti tha se ka studime që tregojnë se “pacientët kanë një ulje të kapacitetit të mushkërisë deri në 20-30% por nuk dihet se sa zgjasin”.
Ai sqaroi gjithashtu se ekzistojën dy tipe të COVID, tipi L dhe tipi S.
“Tipi L është më agresivi ai që shpërtheu në qendër të Wuhan. Në periferi të Wuhan prevalon tipi S. Në Itali më është konfirmuar se është tipi L pra më agresivi”, tha mjeku.
TIRANË– Denada Ishmi ka rrëfyer të gjithë zanafillën e koronavirusit që pushtoi familjen e saj dhe i mori jetën të atit. Në një letër, drejtuar emisi...
TIRANË– Një nga rastet e konfirmuara me koronavirus ditën e sotme është djali i deputetes së PS-së, Antoneta Dhima. Dosja.al mëson se 26-vjeçari i f...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se ka mbi 1500 të infektuar në Shqipëri. në një lidhje me Skype, në emisionin “360 gradë”, Pipero tha se i qënd...
SPANJË- ‘Situatë kritike’, kështu e ka cilësuar neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita, Sallabanda Dias atë që po ndodh në Spanjë si pasojë e koronavirusit. ...
TIRANË– Policia e Shtetit u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të respektojnë rregullat dhe masat e ndërmarra nga q...