ME DETAJE/ Si egërsohet virusi teksa kalon nga njeriu në njeri, merr me vete një pjesë të qelizës tuaj, studiuesi Musabell
23 Mars 2020, 22:46Nga DOSJA
TIRANË– Studiuesi Erion Musabelliu ka shpjeguar me detaje si egërsohet virusi Covid-19 duke kaluar sa në një qelizë në tjetrën, sa në një njeri në tjetrin. Në një lidhje me “Skype”, në emisionin “Opinion”, Musabelliu u shpreh se virusi merr me vete një shtresë qelize të njeriut që infekton duke krijuar mutacione dhe kjo e egërson. Sipas Musabelliut, në një popullatë ku ka ngjashmë genetike si psh. Në Whan, njerëzit fillojnë të krijojnë qelizat imunogobulinë në mënyrë që ta lutojnë atë, kështu që virusi kalon mjaft lehtë në një tjetër popullatë, që nuk e ka bërë këtë gjë sepse është e papërgatitur genetikisht.
“Virusi nuk është i panjohur për shkencën. Specialistët e fushës së mbrojtjes së sëmundjeve kundër kafshëve, nuk e di se sa e njohin tek UBT-ja në Kamëz por në botë e njohin. Njihet për infeksionet që ka shkaktuar tek kafshët. Problemi qëndron tek mutacionet e virusit, ai kudo që lëviz, nga çdo organizëm që infekton merr me vete një strukturë. Kjo sjell strukturat e ndryshme të virusit, përveç thelbit që mbetet i pandryshueshëm. Nëse kalimi nga kafshë në njeri përsëritet shumë herë, atëherë shtohet numri i mutacioneve dhe virusi në cipën e tij nuk ka më pothuajse asnjë detaj të vetin, por çdo detaj është i qelizës humane. Kjo i krijon mundësinë virusit të bëhet më agresiv. Situata është e vështirë. Pas 7 ditësh nëse virusi qëndron gjatë në qelizë, aplikohet në atë sasi saqë në momentin që largohet nga qeliza, e vdes atë dhe kalon tek një tjetër. Dhe qeliza e vdekur nuk ripërtërihet më, nuk rigjenerohet. Kjo është provuar me viruse të tjera. Në çdo cikël mutacioni krijon pak imunitet, sepse imuniteti krijohet kur një person përballet në mënyrë të vazhdueshme me këtë virus. Individët që kanë arritur të kenë përmirësime janë ata që nuk i kanë patur qelizat e dëmtuara dhe janë rigjeneruar. Një tjetër rast që mund të marrim është kur virusi kalon vetëm një rreth të njohur me strukturë të përafërt. Psh. Popullata në Whan ka ngjashmëri me njëri-tjetrin nga ana genetike. Kjo është e provuar nga ana shkencore dhe të gjithë këta individë kanë mundësi të prodhojnë një sasi të ngjashme imunoglobulinës, ndërsa dikush tjetër që është shumë më larg nuk e ka këtë gjë, dhe virusi nuk ka nevojë për pashaportë. Fluturon dhe kalon në vendet e tjera, ku njerëzit nuk kanë filluar të krijojnë qelizat e para të imunoglobulinës,”- tha ai.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kardio-krirurgu Edvin Prifti tregoi në emisionin Opinion eksperiencën e tij si një nga mjekët e parë që ishte përballur me virusin SARS gjatë shpër...
TIRANË– Denada Ishmi ka rrëfyer të gjithë zanafillën e koronavirusit që pushtoi familjen e saj dhe i mori jetën të atit. Në një letër, drejtuar emisi...
TIRANË– Një nga rastet e konfirmuara me koronavirus ditën e sotme është djali i deputetes së PS-së, Antoneta Dhima. Dosja.al mëson se 26-vjeçari i f...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se ka mbi 1500 të infektuar në Shqipëri. në një lidhje me Skype, në emisionin “360 gradë”, Pipero tha se i qënd...
SPANJË- ‘Situatë kritike’, kështu e ka cilësuar neurokirurgu shqiptar në Spanjë Kita, Sallabanda Dias atë që po ndodh në Spanjë si pasojë e koronavirusit. ...