Aktualitet

“Nga e premtja deri të mërkurën pres raste masive”, doktori shqiptar në SHBA bën parashikimin e frikshëm: Pamjet te pa

23 Mars 2020, 22:13 Nga DOSJA
“Nga e premtja deri të mërkurën pres raste masive”,

TIRANË– Mjeku Arban Domi ka bërë një parshikim të frikshëm në lidhje me rritjen e rasteve të të infektuarve në Shqipëri. Në një lidhje me “Skype”, në emisionin “Opinion”, Domi u shpreh se ajo që ka parë të shtunën tek Pazari i Ri ka hedhur poshtë të gjithë karantinën e javës dhe se pret që shifrat të rriten masivisht.

Pamja e të shtunës hodhi poshtë gjithë punën e një jave. Pres që nga e premtja e javës që jemi deri të martë të mërkurë pres të ketë një rritje masive të rasteve. Kur merren masa, duhet parë edhe zbatimi. Bashkia ta kishte mbyllur Pazarin e Ri,”– u shpreh Domi.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arban domi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi arban domi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll