AktualitetFactcheck

FOTO-LAJM/ Viktima e Kavajës vdiq nga obeziteti? Pamjet tregojnë të kundërtën, komentojini vetë!

Në bazë të parametrave të përcaktuara nga OBSH, obez quhet një person i cili e ka IMT-në (Indeksin e Masës Trupore) më të madhe ose të barabartë me 30 kg/m.
Featured image of article: FOTO-LAJM/ Viktima e Kavajës vdiq nga obeziteti? Pamjet tregojnë të kundërtën, komentojini vetë! Viktima nga COVID - 19

TIRANE- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt e prekur nga COVID-19 në Shqipëri. MSH sqaron se 43-vjeçari, nuk ka patur probleme të tjera shëndetësore, përveç obezitetit. “Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.”-njofton MSH.

Por si qëndron vërtet çështja?  Dosja.al ka siguruar një foto të viktimës (emër i njohur për redaksinë, identitetin e të cilit kemi zgjedhur të mos e zbulojmë), ku ai shihet në një formë të mirë trupore, ku përveç barkut, nuk vihet re asnjë shenjë tjetër obeziteti.

 

Në bazë të parametrave të përcaktuara nga OBSH, obez quhet një person i cili e ka IMT-në (Indeksin e Masës Trupore) më të madhe ose të barabartë me 30 kg/m.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më shumë shihni foton vetë:

Viktima nga COVID – 19

Sakaq numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment